75 Mall Live Search
09:28 / E Hënë, 21 Janar 2019 / indeksADMonline

Policia: Dje arrestuam 16 persona të dyshuar

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka arrestuar gjithsej 16 persona të dyshuar për vepra dhe incidente të ndryshme.

Policia ka njoftuar se arrestimet kanë ndodhur në të gjitha rajonet e vendit dhe për të gjitha është njoftuar me kohë Prokurori i Shtetit, transmeton Indeksonline.

E urdhër të Prokurorit, 11 prej të arrestuarve janë dërguar në mbajtje ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/