75 Mall Live Search
09:38 / E Enjte, 05 Shtator 2024 / k.v

Policia: Dje arrestuam 17 persona në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar gjithsejtë 17 persona për incidente dhe vepra të ndryshme penale.

Arrestimet kanë ndodhur në rajone të ndryshme dhe në raste të ndara, transmeton IndeksOnline.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, tetë prej të arrestuarve janë dërguar në mbajtje, tre në vuajtje të dënimit ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt./IndeksOnline/