09:46 / E Premte, 22 Dhjetor 2023 / k.v

Policia: Dje arrestuam 18 persona

Policia e Kosovës gjatë se enjtes ka arrestuar 18 persona për incidente dhe vepra të ndryshme penale.

Sipas policisë, 10 prej të arrestuarve janë dërguar në qendrën e mbajtjes, tre në vuajtje të dënimit ndërsa pesë të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Arrestimet kanë ndodhur në të gjitha rajonet e vendit ndërsa për të gjitha është njoftuar me kohë prokurori./IndeksOnline/