Policia: Dje arrestuam 23 persona për vepra të ndryshme

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit ka arrestuar gjithsej 23 persona të dyshuar për incidente dhe vepra të ndryshme penale.
Sipas policisë, arrestimet kanë ndodhur në rajone të ndryshme dhe në raste të ndara.
Prej të arrestuarve, 16 janë dërguar në qendrën e mbajtjes, dy në ndalim policor ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt./IndeksOnline/