10:17 / E Mërkurë, 06 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Policia: Dje arrestuam 30 persona të dyshuar

Gjatë ditës së djeshme (e martë), Policia e Kosovë ka arritur të arrestonte 30 persona të dyshimtë për vepra penale dhe incidente të ndryshme, raporton Indeksonline.

Për të gjitha arrestimet është njoftuar me kohë Prokurori i Shtetit me urdhër të të cilit 17 prej të të arrestuarve janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

Policia ka njoftuar, po ashtu se tre nga të të arrestuarat janë dërguar direkt në vuajtje të dënimit pasi që ndaj tyre kishte një vendim të gjykatës./Indeksonline/