75 Mall Live Search
09:32 / E Hënë, 23 Shkurt 2026 / KV

Policia: Dje arrestuam 8 persona të dyshuar

Tetë persona janë arrestuar të dielën nga Policia e Kosovës për incidente dhe vepra të ndryshme penale.

Me urdhër të prokurorit tre prej të arrestuarve janë dërguar në mbajtje, një në vuajtje të dënimit ndërsa katër të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Sipas policisë, arrestimet kanë ndodhur në të gjitha rajonet e vendit./IndeksOnline/