09:25 / E Hënë, 06 Maj 2019 / indeksADMonline

Policia: Dje arrestuam shtatë persona të dyshuar

Shtatë persona kanë përfunduar në pranga të Policisë së Kosovës gjatë së dielës, raporton Indeksonline.

Arrestimet kanë ndodhur në të gjitha rajonet e vendit ndërsa për të gjitha është njoftuar me kohë prokurori i rastit.

Me urdhër të këtij të fundit, gjashtë prej të arrestuarve janë dërguar në qendrat e mbajtjes ndërsa vetëm një është liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/