75 Mall Live Search
20:01 / E Martë, 22 Gusht 2023 / MSH

Policia e arreston dhe e rrah hajnin në Kodrën e Trimave (Pamje nga aksioni)

Të shtunën mbrëma Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në lagjen Kodra e Trimave.

I arrestuari dyshohet se ka qenë i përfshirë në disa raste të vjedhjeve.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se i dyshuari ka tentuar të shkelë me veturë një zyrtar policor, për çka është rrahur më pas nga njësiti që i vuri prangat në duar.

Rasti ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit.

Indeksonline që nga dje ka kontaktuar Policinë e Kosovës për këtë rast, por deri më tani nuk ka marrë përgjigje./Indeksonline/