75 Mall Live Search
13:46 / E Martë, 23 Qershor 2026 / Z S

Policia e Ferizajt intensifikon kontrollet në trafik, konfiskohen 35 automjete dhe motoçikleta

Policia Rajonale e Ferizajt ka intensifikuar kontrollet në komunikacionin rrugor gjatë javës së kaluar, duke ndërmarrë masa ndaj drejtuesve që kanë shkelur rregullat e trafikut.

Sipas një komunikate për media, në periudhën 15–21 qershor 2026, zyrtarët policorë kanë shqiptuar gjithsej 331 gjoba për tejkalim të shpejtësisë dhe 58 gjoba për përdorim të telefonit gjatë ngasjes.

Përveç gjobave, si rezultat i shkeljeve të rënda të rregullave të trafikut, policia ka konfiskuar 10 automjete, si dhe 25 skuterë dhe motoçikleta.

Autoritetet policore kanë bërë të ditur se këto veprime janë pjesë e angazhimeve të vazhdueshme për rritjen e sigurisë në trafik, parandalimin e kundërvajtjeve dhe krijimin e një mjedisi më të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.

Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve dhe motoçikletave që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ngasjes, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë rrugore.