Policia e Ferizajt kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy të dyshuarve

Policia Rajonale e Ferizajt, me autorizim të Prokurorisë Themelore, ka publikuar fotografitë e dy personave të cilët dyshohet se më 25 korrik 2024, rreth orës 12:00, në fshatin Jezerc të Ferizajt, kanë kryer veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj”.
Deri më tani, të dyshuarit nuk janë identifikuar dhe Policia po kërkon ndihmën e qytetarëve për të bërë identifikimin dhe lokalizimin e tyre.
Të gjithë ata që kanë informacione mund të njoftojnë: stacionin më të afërt të policisë, përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, ose në numrat kujdestarë: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406.
Autoritetet kanë garantuar se çdo informacion do të trajtohet me konfidencialitet të plotë.
