Policia e Ferizajt sekuestron dy armë: Njëra nga një rast i dhunës, tjetra nga një aheng

Në dy raste të ndara, policia e Ferizajt dje ndërhyri dhe sekuestroi dy armë zjarri.
Në orën 11:00 një grua ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht dhe kërcënuar nga bashkëshorti i saj mashkull, kosovar, i moshës 43 vjeç.
Nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë gjysmautomatike dhe 9 fishekë. Me vendim të prokurorit të shtetit, pas intervistimit nga policia është ndaluar për 48 orë.

Ndërsa në orën 22:30 gjatë një ahengu familjar në Ferizaj, i dyshuari mashkull, kosovar, i moshës 61 vjeç, kishte shtënë disa herë në ajër me armë zjarri.
Në këtë rast është konfiskuar një armë dhe 6 gëzhoja. Pas intervistimit nga policia, me vendim të prokurorit të shtetit është liruar në procedurë të rregullt.

Në të dy rastet janë iniciuar veprat penale për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, dhe “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa në rastin e dytë edhe për “Përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm”.