75 Mall Live Search
11:16 / E Premte, 20 Qershor 2025 / k.v

Policia e Ferizajt shpërndan 16 pako ushqimore për familjet në nevojë

Stacioni Policor në Ferizaj, në bashkëpunim me Komunën e Ferizajt dhe Qendrën për Punë Sociale, ka shpërndarë 16 pako ushqimore për familjet në nevojë në këtë komunë. Çdo pako ka vlerën prej 140 eurosh.

Këto pako janë siguruar nga të ardhurat e grumbulluara gjatë aktivitetit humanitar “Vrapojmë me Policinë Tonë”, një minimaratonë e mbajtur më 12 qershor 2025, në kuadër të Ditës së Çlirimit të Ferizajt.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte promovimi i solidaritetit, shëndetit dhe sportit në shërbim të komunitetit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka shprehur mirënjohje të thellë për të gjithë pjesëmarrësit në minimaratonë, të cilët përmes blerjes së fanellave kontribuan në sigurimin e këtyre pakove ushqimore për familjet në nevojë./IndeksOnline/