13:31 / E Hënë, 27 Qershor 2022 / MSH

Policia e Ferizajt shpërndan mbi 1400 gjoba trafiku

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale javën që shkoi ka shqiptuar këto kundërvajtje:

  • Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 471 gjoba
  • Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar, 19 gjoba
  • Kyçja e  pa rregullt në rrugën kryesore- 6 gjoba
  • Drejtimi  nën ndikimin e alkoolit- 12 gjoba
  • Drejtimi i automjetit pa patentë shofer, 35 gjoba
  • Kalimi i afatatit të regjistrimit të automjeteve , 62 gjoba
  • Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 38 gjoba
  • Mos përdorimi i rripit të sigurisë , 199 gjoba
  • Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes , 120 gjoba
  • Drejtimi i motoçikletës -pa patentë shofer-3 gjoba
  • Drejtimi i motoçikletës -pa regjistrim – 9 gjoba
  • Drejtimi i motoçikletës -pa helmet – 6 gjoba
  • Motoçikleta të konfikuara , 6
  • Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 461 gjoba

Heqje e patentë shoferit , 30 shoferëve

  • Gjithsej , 1447 gjoba

Ndërsa, në rajonin e Ferizajt janë raportuar 23 aksidente:

  • 9 me lëndime trupore dhe
  • 14 me dëme materiale.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të shtuara edhe ne ditët në vijim, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.

DRP Ferizaj fton qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë.