75 Mall Live Search
11:30 / E Hënë, 30 Dhjetor 2024 / k.v

Policia e Ferizajt shqipton 791 gjoba dhe heq katër patentëshoferë brenda 1 jave

Policia e Ferizajt ka shqiptuar 791 gjoba kundërvajtëse gjatë javës së kaluar.

Gjatë këtyre kontrolleve, janë hequr katër patentëshoferë për shkelje të rënda të rregullave të komunikacionit.

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë raportuar 62 aksidente, përfshirë 19 aksidente me lëndime, ku 27 persona janë dëmtuar, dhe 43 aksidente me dëme materiale.

Policia e Ferizajt ka theksuar se do të vazhdojë me masa të shtuara për parandalimin e aksidenteve dhe apelon për kujdes të shtuar nga shoferët në rrugë.