Policia e gjen një kamerë ilegale në veri

Policia e Kosovës dje e ka gjetur një kamerë ilegale në Komunën e Leposaviqit në veri të Mitrovicës.
Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës Veriore Veton Elshani. Sipas tij rasti është proceduar në konsultim me prokurorinë.
“Dje në Leposaviq, policia ka larguar një kamerë e cila e monitoronte pjesën publike, respektivisht magjistralen Mitrovicë-Leposaviq. Pas konsultimit me Prokuror sot është hap rast incizim i paautorizuar. Nuk ka persona të arrestuar. Ndërsa kjo është kamera e tretë e maskuar e larguar që monitoronte vendet publike. Dy të tjerat kanë qenë në Mitrovica Veri në vitin e kaluar”, ka thënë Elshani./Indeksonline/