75 Mall Live Search
08:27 / E Mërkurë, 12 Shkurt 2025 / MSH

Policia e Gjilanit arreston të dyshuarin për vjedhje të rënda

Pas hetimeve intensive, policia e Gjilanit dje arriti të identifikonte, lokalizonte dhe arrestonte të dyshuarin D.M. (viti i lindjes 1992, mashkull kosovar).

Arrestimi i tij është bërë me dyshimin e përfshirjes së tij në të paktën dy raste të vjedhjeve të rënda, raste të ndodhura gjatë muajit shkurt të vitit 2025.

Pas arrestimit, nga shtëpia e të dyshuarit janë sekuestruar, dëshmi të cilat do të përdorën në gjykatë.

“I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatëve mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë. Rasti me kallëzim penal procedohet në prokurorinë themelore”, thuhet në njoftim të policisë.