18:52 / E Diele, 25 Gusht 2019

Policia e Hong Kongut përdorë gaz-lotsjellës dhe topa uji kundër protestuesve

Policia e Hong Kongut përdori sot gaz lotsjellës dhe topa uji për herë të parë në përleshje me protestuesit pas një marshimi në qytet.

Shumica e njerëzve ishin në parkun ku mbaroi shëtitja, por një grup protestuesish më radikalë hodhën kallam bambuje dhe vendosën pengesa në rrugë kundër policisë.

Pasi ngriti flamuj paralajmërues, policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Protestuesit u përgjigjën duke hedhur tulla dhe koktej molotovi.

Protestuesit përfundimisht vendosën të tërhiqeshin, transmeton KosovaPress.

Marshimi protestues filloi pranë stacionit hekurudhor Kwai Fong, i cili u bë qendra e protestës pasi policia përdori gaz lotsjellës në fillim të këtij muaji.

Demonstratat zhvillohen në Hong Kong për më shumë se dy muaj. Ndër pesë kërkesat e protestuesve janë zgjedhjet demokratike në territorin autonom të Kinës dhe një hetim mbi përdorimin e forcës policore për të shtypur protestat.