10:16 / E Enjte, 30 Dhjetor 2021 / k.v

Policia e identifikon dhe e gjobitë drejtuesin e veturës që nuk vendosi stikersa në targa të Serbisë

Falë bashkëpunimit mes policisë dhe qytetarëve-mediave është identifikuar vetura me targa të Serbisë që nuk vendosi stikersa në targa.

Policia pasi lokalizoi veturën, drejtuesit të saj i shqiptoi gjobën përkatëse.

Policia edhe një herë falënderon të gjithë ata që bashkëpunojnë me policinë, duke ofruar të dhëna për raste të kundërvajtjeve, por jo vetëm.