23:43 / E Premte, 02 Qershor 2023 / MSH

Policia e identifikon “Lewis Hamiltonin” e Istogut, i konfiskohet patentë shoferi

Indeksonline ka raportuar dje për një shofer i cili ka rrezikuar rëndë trafikun, duke vozitur me shpejtësi 156 kilometra në orë, në zonën ku shpejtësia maksimale e lejuar është 50.

I dyshuari është identifikuar nga Policia e Kosovës.

Indeksonline mëson se ndaj të njëjtit janë ndërmarrë masa të ashpra.

Shoferi në fjalë është gjobitur me para, si dhe i është konfiskuar patentë shoferi për një periudhë prej tre muajsh.