21:57 / E Martë, 11 Gusht 2020 / indeksADMonline

Policia e Inspekcioni në shesh, monitorojnë respektimin e masave

Derisa rastet pozitive po rriten, në vazhdimësi po kërkohet për respektim të masave.

E për t’ua kujtuar bartjen e maskave e cila tashmë është edhe obligative, Policia e Kosovës dhe Inspekcioni po zhvillojnë aksione të shumta thuajse çdo natë nëpër komunat e Kosovës.

Sonte në komunën e Prishtinës, dy palët janë parë së bashku duke ua kujtuar qytetarëve domosdoshmërinë e bartjes së maskës si dhe po shikojnë respektimin e masave anti COVID19.

Ndërkohë, inspektime po ka edhe nëpër kafiteri ku po monitorohet respektimi i orarit të punës deri në 22:30.

Kujtojmë se qytetarë të shumtë janë gjobitur për mos bartjen e maskave në publik./IndeksOnline/