Policia e Inspektorati në gjumë, kryetari i Kllokotit në lokal pas orës 21:00!

Ditë më parë, Qeveria e Kosovës mori vendim që të gjitha kafiteritë, restorantet dhe lokalet e tjera që hynë në kuadër të Gastronomisë të mbyllen në ora 21:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit të jenë jashtë funksionit.
Ky vendim u morë për të gjitha komunat e Kosovës, teksa për të shikuar se sa po respektohet ky vendim në teren u parapa të jenë Inspektorati dhe Policia e Kosovës.
Por njësoj me të gjithë nuk po veprohet në komunën e Kllokotit. Në kushte anonimiteti një lexues i Indeksonline ka bërë të ditur se një lokal po mbyllet në ora 21:00, teksa kryetari i Kllokotit, Bozidar Dejanoviq qëndron në kafiterinë tjetër deri në orët e vona, me shumë persona të tjerë.

Të njëjtin nuk po e pengon askush të vazhdojë ndejën në këtë lokal. Indeksonline ka siguruar edhe pamje të lokalit ku i njëjti po qëndron deri në orët e vona, nën shoqërimin e shumë serbëve të tjerë.
Siç duket vendimi për respektim të orarit për gastronominë nuk po respektohet nga të gjithë, madje edhe s’po vlen për të gjithë njësoj. Policia dhe Inspektorati i komunës së Kllokotit kanë mbyllur sytë para së vërtetës, duke e lënë të lirë kryetarin e komunës të veprojë siç ia do qejfi./Indeksonline/

