75 Mall Live Search
15:50 / E Mërkurë, 04 Shtator 2024 / mp

Policia e interviston ish kryetarin e Mitrovicës së veriut Milan Radojeviq

Ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës veriore, Milan Radojeviq, është intervistuar sot nga policia e Kosovës në stacionin policor të rajonit të Veriut.

Lajmin për indeksonline e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Radojeviq është një nga pesë menaxherët e thirrur në intervistë nga Policia e Kosovës pas mbylljes së institucioneve serbe në veri të Kosovës më 30 gusht, si pjesë e një operacioni më të gjerë për shkak të, siç deklaron policia, “falsifikimit të dokumenteve”./Indeksonline/