Policia e Istogut në luftë me narkotikët, evidentohen tri raste të ndara
Në fshatin Dubravë të Istogut janë evidentuar tri raste të ndara të posedimit të narkotikëve.
Gjatë ditës së djeshme janë gjetur disa qese, paketime dhe cigare me narkotikë të llojit marihuanë, të peshave të ndryshme, shkruan IndeksOnline.
Së pari u hasen katër cigare me marihuanë, me peshë prej 4 gramësh. Më pas, u raportua gjetja e dy qeseve me marihuanë, me peshë prej 7 gramësh.
“Më 06.01.2026 është raportuar se janë gjetur pesë copë paketime me copa letre me narkotike të llojit marihuanë, me peshë prej 2 gramë” thuhet në raportin policor.
Lidhur me të tri rastet është njoftuar prokurori, teksa njësitet relevante po kryejnë hetimet e nevojshme./IndeksOnline/

