10:52 / E Enjte, 01 Dhjetor 2022 / k.v

Policia e kishte kapur Sokol Halilin me armë, gjykata e dënoi me gjobë

Sokol Halili, (31) i dyshuari për vrasjen e gruas së tij, Hamide Magashi (35), kishte dalë në bankën e të akuzuarit me 23 shtator të këtij viti në Gjykatën Themelore në Ferizaj për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.

Gjykata atij i kishte shqiptuar dënim me gjobë, transmeton IndeksOnline.

Në njoftimin e sotëm të Gjykatës thuhet se: Me datë 23.09.2022, me aktgjykimin e evidentuar si: 2022:174052, i pandehuri S.H. është shpallur fajtor për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së dhe i është shqiptuar dënim me gjobë./IndeksOnline/