11:25 / E Diele, 18 Gusht 2019 / indeksADMonline

Policia e konfirmon, aksidenti në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ me pasoja fatale

Sot në orët e mëngjesit ka ndodhur një aksident i rëndë në autostradën ‘Ibrahim Rugova’. Një veturë dyshohet që është vetëaksidentuar duke lënë pasoja fatale. Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastën për Indeksonline.

“Është raportuar për një aksident të rëndë Trafiku me pasoja fatale, të shkaktuar sot paradite në Autostradën “Ibrahim Rugova”. Njësitet kompetente policore për menagjimin e trafikut në autstrada janë duke u marr me rastin dhe duke hetuar shkaqet dhe rrethanat se si ka ardhe deri te ky aksident. Pas hetimeve qe jane ne proces do të ju njoftojmë për detaje tjera” deklaroi zëdhënësi Daut Hoxha për Indeksonline.