22:07 / E Hënë, 21 Tetor 2019 / indeksADMonline

Policia e konfirmon: Është gjetur një trup i vdekur në Gadime

Një trup i vdekur është gjetur në orët e mbrëmjes sot në fshatin Gadime të Lipjanit.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

 “Është gjetur një trup  pajetë në fshatin Gadime e ultë në Lipjan, për identifikimin e trupit janë duku punuar ekipet përkatëse”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Ndërkaq, Indeksonline nga burimet mëson se trupi i pajetë dyshohet se është Shqipdon Aliu, djali i cili është zhdukur më shumë se një javë./Indeksonline/