10:30 / E Martë, 05 Mars 2019 / indeksADMonline

Policia e konfirmon, hetimet vazhdojnë rreth kurdisjeve të ndeshjes Trepça – Fushë Kosova

Para 1 jave mediumet raportuan që ndeshja e Ligës së Parë mes Trepçës dhe Fushë Kosovës dyshohet se është kurdisur.

Indeksonline ka kontaktuar zyrën e informimit të Policisë së Kosovë, rreth kësaj çështje.

Përmes një letre elektronike ata kanë konfirmuar që Policia është duke zhvilluar hetime në lidhje me këtë rast.

Në rast se gjindet material për kurdisje, çështja do të kaloj në prokurori për zhvillime tjera. /Indeksonline/

Ndeshja e zhvilluar me 25 shkurt, kishte dal nga “2shi në 1sh”. Pjesa e parë kishte përfunduar 0-1 për Fushë Kosovën, por Trepça fitoi 2-1.