08:37 / E Mërkurë, 11 Tetor 2017 / indeksADMonline

Policia e konfirmon mbajtjen e Naim Bazajt

Policia e Kosovës e ka konfirmuar arrestimin e një personi për sulmin ndaj veturës së kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, raporton.

Policia nuk e ka bërë publik identitetin e personit i cili tashmë është dërguar në mbajtje, por merret vesh se bëhet fjalë për Naim Bazaj, kryetar i kuvendit komunal të Drenasit.

Ky i fundit është akuzuar nga Lladrovci për sulm ndaj veturës së tij.

Më datë 9 tetor, pas fushatës elektorale në fshatin Tërstenik të Drenasit, disa persona i kanë dalë në rrugë stafit të Lladrovcit dhe e kanë sulmuar veturën e tij, raporton AktivPress.

Vetë kryetari Lladrovci e kishte paraqitur rastin fillimisht në policinë e Drenasit, por për shkak të pakënaqësuve si thotë ai për mbrojtjen që i është ofruar, Lladrivci ishte ankuar edhe në polici në Prishtinë.

“Drenas 09.10.2017-22:35. Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se një grup personash ia kanë bllokuar rrugën dhe e kanë dëmtuar veturën e tij. Përveç dëmeve në veturë nuk raportohet për lëndime në njerëz. Në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./AktivPress