Policia e Koresë së Jugut heton rastin për mosfutjen në lojë të Ronaldos
Policia e Koresë së Jugut raportohet se ka filluar një bastisje për të hetuar më shumë në lidhje me peticionin që u bë në lidhje me miqësoren e luajtur mes Juventusit dhe K-Team.
Sipas informatave kishte një marrëveshje kontraktuale për këtë miqësore në të cilën duhej të luante edhe Cristiano Ronaldo mirëpo ai nuk u inkuadrua fare në ndeshje.
Andaj Policia e Seulit ka bërë një kontroll në selinë e agjencisë “TheFasta”, të cilët e organizuan këtë ndeshje, në mënyrë që të hetohej nëse kishte apo jo një detyrim kontraktual nga ana e Juventusit që Cristiano Ronaldo të luaj në atë ndeshje, shkruan CalcioMercato transmeton Indeksonline.
Peticioni ishte nënshkruar nga 66 mijë spektatorë që morën pjesë në atë ndeshje, të cilët paguan një çmim për biletën e vetme që ishte 295 euro, dhe që kërkuan në mënyrë të qartë që mungesa e Ronaldos të hidhet dritë.
Edhe K League, i paraqiti Juventusit një kërkesë me shkrim për një kërkim falje ose të paktën një shpjegim për vendimin e marrë që të mos luante Ronaldo në atë ndeshje./Indeksonline/.