Policia e Kosovës aksion me ‘sabah’ në disa komuna

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion policor në disa komuna.
Lajmin për IndeksOnlinen e ka konfrimuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani derisa ka thënë se operacioni ndërlidhet me parandalimin e trafikimit të armëve.
“Sot në orët e hershme të mengjesit Policia e Kosovës, me urdhëresë të gjykatës kompetente ka filluar realizimin e një operacioni policor, i cili ndërlidhet me parandalimin e trafikimit me armë dhe veprimtari të tjera kriminale. Operacioni policor, i cili përfshinë disa lokacione të ndryshme, po realizohet në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente. Pas përfundimit të operacionit, do të jepen informacione shtesë”, ka thënë ai.
Kelani tha se pas përfundimit të operacionit do të jepen informacione shtesë./IndeksOnline/