75 Mall Live Search
09:50 / E Mërkurë, 11 Nëntor 2020 / A. M.

Policia u apelon shoferëve të pajisen me goma dimri, nga 15 nëntori

Policia e Kosovës ua ka rikujtuar të gjithë drejtuesve të automjeteve se duhet të fillojnë të përgatiten për sezonin dimëror.

Zyrtarisht, sezoni dimëror nis më 15 nëntor dhe zgjat deri më 15 mars. Gjatë kësaj periudhe, drejtuesit duhet t’i kenë me vete pajisjet dimërore.

Image

“Apel për kujdes gjatë drejtimit të mjetit! Policia e Kosovës u apelon të gjithë shoferëve, që të kenë kujdes të shtuar për shkak të reshjeve atmosferike – borës. Sigurohuni që gomat tuaja të jenë të parapara për ngasje gjatë dimrit, gjithashtu presioni i ajrit të tyre duhet të jetë sipas rekomandimeve të prodhuesit, gjatë kohës së ftohët. 15 nëntor – 15 mars”, njofton PK-ja.