Policia arreston një shtetas gjerman që kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar
Zyrtarë policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, përkatësisht nga njësiti FAST, kanë arrestuar një të dyshuar, të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot njësiti FAST në koordinim me njësitet tjera të Policisë kanë arrestuar një shtetas gjermane inicialet B.P, i cili po kërkohej nga autoritetet gjermane përmes INTERPOL-it.
“Sot, me datën 18.12.2025, zyrtarët policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim dhe koordinim me njësitet tjera të policisë, kanë arrestuar personin B. P., lindur me 1972, shtetas gjerman, i kërkuar përmes INTERPOL-it me urdhërarrest ndërkombëtar, lëshuar nga autoritetet gjermane.Me urdhër të prokurorit kujdestar i arrestuari dërgohet në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedurat tjera ligjore.”, ka njoftuar PK.

