10:10 / E Martë, 04 Maj 2021 / M. M

Policia e Kosovës: Arrestohet një person në Gjakovë, vodhi në market pije alkoolike çdo ditë..

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një person në Gjakovë.

I njëjti, sipas policisë dyshohet se ka vjedhur çdo ditë pije alkoolike, ku edhe shihet përmes kamerave të sigurisë.

Vlera e pijeve të vjedhura është 117 euro, shkruan IndeksOnline.

“VJEDHJE/ Gjakovë 03.05.2021 – 12:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer vjedhje në një market duke vjedhur çdo ditë pije alkoolike dhe është parë përmes kamerave të sigurisë, vlera  e pijeve të vjedhura është 117 euro. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës./IndeksOnline/