12:43 / E Shtunë, 31 Mars 2018 / indeksADMonline

Policia e Kosovës arrestoi 19 persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka kryer arrestimin e 19 personave që kanë rënë ndesh me ligjin.

Sipas statistikave të Policisë, prej 19 të arrestuarve nëntë persona janë ndaluar në mbajtje.

Dy persona njoftohet se janë dërguar në vuajtje të dënimit për shkak se kanë qenë persona në kërkim. /Indeksonline/