75 Mall Live Search
09:31 / E Mërkurë, 09 Tetor 2024 / k.v

Policia e Kosovës arrestoi 30 persona brenda 24-orëve të fundit

Policia e Kosovës brenda 24-orëve të fundit ka arrestuar 30 persona për incidente dhe vepra të ndryshme penale, transmeton IndeksOnline.

Me urdhër të prokurorit, 17 prej të të arrestuarëve janë dërguar në qendrën e paraburgimit, tre në vuajtje dënimi, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Arrestimet kanë ndodhur në raste të ndara dhe në rajone të ndryshme të vendit./IndeksOnline/