75 Mall Live Search
10:08 / E Hënë, 30 Qershor 2025 / k.v

Policia e Kosovës arreston 14 persona gjatë 24-orëve të fundit

Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh, ku bëhet e ditur se gjatë ditës së kaluar janë arrestuar gjithsej 14 persona për vepra të ndryshme penale.

Sipas të dhënave zyrtare:
7 persona janë dërguar në mbajtje,
2 janë ndaluar nga policia për procedura të mëtejshme hetimore,
ndërsa 1 person është dërguar për të vuajtur dënimin me burgim.

Policia e Kosovës vazhdon angazhimet e saj në garantimin e rendit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët, duke reaguar ndaj çdo veprimtarie të kundërligjshme në kohë reale./IndeksOnline/