Policia e Kosovës arreston 21 persona gjatë së dielës

Policia e Kosovës ka arrestuar 21 persona gjatë së dielës në raste të ndara dhe në rajone të ndryshme të vendit.
Sipas policisë, nga të arrestuarit, 15 persona janë dërguar në mbajtje, dy në vuajtje dënimi, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.
Për të gjitha arrestimet është njoftuar me kohë prokurori i shtetit, ndërsa hetimet për rastet e ndodhura po vazhdojnë./IndeksOnline/