Policia e Kosovës arreston 30 persona brenda një dite
Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka arrestuar 30 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Prej tyre, 17 janë dërguar në mbajtje e katër në vuajtje dënimi.
Po ashtu, PK-ja ka dhënë informacione për statistikat e përgjithshme në trafik.
Gjatë një dite, gjithsej kanë ndodhur 48 aksidente trafiku, një prej tyre me fatalitet.
Ndërsa, policia rrugore ka shqiptuar 1552 tiketa trafiku./Indeksonline/