11:09 / E Shtunë, 30 Qershor 2018 / indeksADMonline

Policia e Kosovës arreston 30 persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se për 24 orë ka arrestuar 30 persona, të cilët dyshohen për kryerje të veprave të ndryshme.

Në raportin policor, bëhet e ditur se në këtë periudhë ka dërguar në mbajtje 21 persona, transmeton Indeksonline.

Po ashtu, në raportin 24 orësh thuhet se pesë të dyshuar janë dërguar në mbajtje.

Tutje, janë regjistruar 39 aksidente komunikacioni, 15 prej tyre me të lënduar dhe 24 pa lëndime në njerëz.

Ndërsa, sa i përket tiketave të shqiptuara janë 986 të tilla. /Indeksonline/