Policia e Kosovës arreston 38 persona
Policia e Kosovës ka treguar statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit.
Gjatë 24 orëve, Policia ka arrestuar 38 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
30 janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy në vuajtje të dënimit, transmeton Indeksonline.
Sa i përket aksidenteve, gjithsej kanë ndodhur 45, prej tyre 20 më të lënduar, ndërsa 25 pa të lënduar.
Për shkelje të rregullave në komunikacion janë shqiptuar 1375 tiketa./Indeksonline/