75 Mall Live Search
09:23 / E Hënë, 17 Maj 2021 / OSH

Policia e Kosovës arreston A.TH, kishte urdhër nga Gjykata për kapjen e tij

Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë një person të kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj.

Njësite të policisë në Ferizaj kanë arritur ta arrestojnë personin A.Th, 26 vjeçar ( M/SH/K), i kërkuar për veprën penale në bashkëkryerje‘‘’Vjedhje e rëndë’’ në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore të Ferizajt , me dënim burgu prej 2 vitesh.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka premtuar se do të vazhdojë me aktivitete të tilla në realizim të urdhëresave të gjykatës, ndaj personave që ende nuk ju kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës ./Indeksonline/