Policia arreston dy persona të dyshuar, atyre u konfiskon armë dhe municione
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, e asistuar nga njësi të tjera relevante të policisë, kanë bërë arrestimin e dy personave të dyshuar, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale: “fajde”, “detyrim” dhe “kanosje”.
Personat e arrestuar lidhur me këtë rast janë:
- I. M. lindur më 1976 m/sh/k
- K. M. lindur më 1997 m/sh/k
Të dyshuarit janë arrestuar në flagrancë, nga njësitet policore, duke pranuar paratë fajdenë prej 2.000 eurosh.
Nga të dyshuarit në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar:
- 2000 euro para të gatshme
- një veturë
- një pistoletë me 17 fishekë
- dy telefona celularë dhe disa dokumente -kontrata të huadhënies
Gjatë bastisjes në shtëpitë e dy të dyshuarve në fshatin Krushë e Vogël në Prizren janë gjetur dhe konfiskuar:
- një pushkë gjuetie me 26 fishekë,
- tri pistoleta me 120 fishekë,
- një laptop,
- bereta italiane me 2 karikatorë
- bereta 9 mm me një karikator
- zastava TT me dy karikatorë
- pushkë automatike e llojit dhe kalibrit të panjohur, me 3 karikatorë
- fletore me shënime dhe dokumente tjera relevante
Pas intervistimit, dy të dyshuarit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje 48 orë dhe ndaj tyre është iniciuar rasti për kryerjen e veprave penale: “fajde”, “detyrim”, “kanosje” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armës”.

