75 Mall Live Search
20:30 / E Premte, 29 Tetor 2021 / OSH

Policia e Kosovës arreston Feron

Reperi i njohur, Fero është arrestuar pak më parë.

Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se Fero është prangosur pas përleshjes që ka pasur me producentin, Jetmir Agaj.

Fero bashkë me truprojen e tij kanë sulmuar producentin dhe menaxherin Jetmir Agaj.

Nga ana e tij, Agaj ka thënë se është goditur me revole në kokë nga reperi.

Kjo, nuk është hera e parë që Fero përleshet me persona të tjerë./IndeksOnline/