Policia e Kosovës arreston katër persona për vepra të ndryshme penale

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar katër persona në raste të ndara, për incidente apo vepra të ndryshme penale.
Sipas njoftimit, për të gjitha arrestimet është informuar Prokurori i Shtetit.
Me urdhër të prokurorit, tre nga të arrestuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes, ndërsa një person është liruar në procedurë të rregullt. /IndeksOnline/