Arrestohet një femër, dyshohet se vodhi stoli ari dhe një celular

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është raportuar edhe për vjedhje.
Kështu, një femër nga Rahoveci është arrestuar, pasi që ajo dyshohet të ketë kryer një vjedhje, në një shtëpi.
“Fsh. Krushë e Madhe, Rahovec 06.10.2020-10:50. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se ajo në shtëpinë e ankuesit mashkull kosovar kishte vjedhur një sasi stolish ari dhe një telefon celular. Ajo me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës. /IndeksOnline/