Policia e Kosovës arreston një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
Gjatë ditës së sotme, Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit ka arrestuar një person i cili ishte në kërkim me urdhërarrest ndërkombëtar, transmeton IndeksOnline.
Sipas njoftimit, zyrtarët policorë, teksa po kryenin detyrat e tyre të rregullta, kanë ndaluar personin në fjalë, për të cilin pas verifikimeve ka rezultuar se ishte i kërkuar nga autoritetet.
Gjatë kontrollit të realizuar, tek i dyshuari është gjetur edhe një armë zjarri, e cila është sekuestruar nga policia.
Në koordinim me prokurorin e shtetit, ndaj të dyshuarit janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore.

