09:26 / E Mërkurë, 03 Tetor 2018 / indeksADMonline

Policia e Kosovës arreston pesë persona

Policia e Kosovës, gjatë ditës së djeshme ka arritur t’i arrestojë pesë persona që kanë qenë në kërkim.

Sipas raportit 24- orësh, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë janë arrestuar tre persona në Vushtrri.

Ndërkaq, në Prishtinë,  në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Prishtinë, është arrestuar një mashkull dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në Burg të Dubravës, transmeton Indeksonline.

Poashtu, një person që ishte në kërkim është arrestuar në Gjilan I cili është dërguar në vuatje të dënimit në burgun e Smerkonicës. /Indeksonline/