Policia e Kosovës arreston të arratisurin nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili ishte arratisur nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike.
Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik, se pas letër – rreshtimit të lëshuar nga SHKK, për të arratisurin nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike,I.Sh, policia e Kosovës ka arrestuar të njëjtin.
I njëjti pas arrestimit nga policia e Kosovës është dorëzuar tek autoritetet e SHKK-së në Q.P Prishtinë për të vazhduar me procedurat e mëtutjeshme“./Indeksonline/