Policia e Kosovës bën apel për kujdes gajtë qarkullimit në mot me shi

Policia e Kosovës ka lëshuar një apel për qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit në kushte me shi dhe rrugë të lagura.
Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, policia thekson rëndësinë e respektimit të disa këshillave të thjeshta, por jetike për sigurinë në qarkullim.
Njoftimi i plotë:
Të ngasni me kujdes në kushte të shiut për sigurinë tuaj dhe të të tjerëve në rrugë.
NGASJE E SIGURT NË SHI!
Ju lutemi mbani parasysh këto këshilla thelbësore:
MBAJ DRITAT TË NDEZURA
Dritat rrisin dukshmërinë për ju dhe për të tjerët.
ZVOGËLOJENI SHPEJTËSINË
Rruga e lagur kërkon frenim më të gjatë – udhëtoni me kujdes.
SHMANGINI SHPËRQENDRIMET
Mos e përdorni telefonin – qëndroni të përqendruar te rruga.
KRIJONI DISTANCË PASUESE MES MJETEVE
Mos i qëndroni shumë afër makinës para jush – parandalojini aksidentet.
Mos lejoni që reshjet t’ju ndalin nga kujdesi!
Siguria është në duart tuaja.
Kontakti i Policisë së Kosovës:
Nga telefonia fikse dhe mobile: 192.