Policia e Kosovës brenda 24- orëve arrestoi 40 persona të dyshuar

Policia e Kosovës ka arrestuar 40 persona për incidente dhe vepra të ndryshme penale brenda 24-orëve të fundit, transmeton IndeksOnline.
Sipas policisë, 18 prej të arrestuarve janë dërguar në qendrën e mbajtjes, dy në vuajtje të dënimit, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.
Arrestimet kanë ndodhur në rajone të ndryshme të vendit dhe në raste të ndara./IndeksOnline/